Site icon PrishtinaPress

Ambasadorja e SHBA në OKB viziton sot Shqipërinë

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të shprehë vlerësimin si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.

Ndërsa vizita e saj vjen në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri në takime me zyrtarë të lartë shqiptarë.
Exit mobile version