Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të shprehë vlerësimin si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.
Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.
