Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj “miqëve në Kosovë” për mbështetjen e treguar pas sulmeve të Hamasit.
Ziv shkroi në Twitter se mbështetja e Kosovës “ka një rëndësi të madhe”.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira”, shkroi ajo.
Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”, shtoi ambasadorja izraelite.