Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në një intervistë në “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se Hamasi dhe Hezbollahu përdorin civilët si mburojë njerëzore gjatë luftës me shtetin e saj.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë gjithandej botës të dinë se Hamasi dhe Hezbollahu përdorin civilët e tyre si mburoja njerëzore. Tani si shembull në Liban, gjejmë që shumë fshatra që janë në kufi me Izraelin infrastruktura ushtarake brenda shtëpive të civilëve që i bie se edhe Hezbollahu përdor popullatën si mburojë njerëzore”. – është shprehur ambasadorja.