-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja amerikane në Ukrainë: Kongresi do të miratojë ndihmë shtesë, por koha është e paqartë

Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, ka thënë ditën e sotme se është plotësisht e bindur që Kongresi amerikan do të miratojë ndihmë shtesë për Ukrainën, mirëpo nuk mund ta parashikojë kur mund të ndodhë.

“Jam 100 për qind – 1.000 për qind e sigurt që do të vazhdojmë mbështetjen”, u ka thënë Brink gazetarëve në Kiev.

Paketa e ndihmës në vlerë të 61 milionë dollarëve është bllokuar që disa muaj në Kongres, për shkak të mospajtimeve politike, pavarësisht se presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se dështimi i Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr prej republikanëve, për të autorizuar ndihmën, do të jetë në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kjo është çështje shumë politike, të cilën nuk mund ta parashikojmë. Mirëpo mund të them që ne i kemi paraqitur të gjitha argumentet pse është e rëndësishme, pse është e rëndësishme për ju që jo vetëm të fitoni në fushëbetejë, por edhe të kenë siguri ekonomike dhe pavarësi”, ka thënë Brink.

Ajo ka thënë se ka folur me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Mike Johnson, dhe e di që ai mbështet Ukrainën dhe “e kupton rëndësinë që Rusia të humbë këtë luftë”.

Brink ka thënë se Biden dhe të gjithë diplomatët amerikanë, janë duke punuar në këtë drejtim, për ta finalizuar ndihmën sa më shpejt që është e mundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img