Site icon PrishtinaPress

Ambasadori Zemaj takohet me gjeneralët e njohur: Kosova ju është përjetësisht mirënjohës!

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka deklaruar se në margjinat e takimit të sotëm të Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (NAD) në kuadër të UDCG, kishte kënaqësinë të takohej edhe me Komandantin e Grupit të Asistencës së Sigurisë, Gjenerallejtënant Antonio A. Aguto, Jr.(USA ), dhe Gjeneralmajor William J. Edwards(USA ).

“Të veprosh në kohë të tilla përkrah aleatëve dhe partnerëve, dhe veçmas profesionistëve eminent të artit ushtarak është nder i madh. Sidomos atyre që janë njohës të mirë të Kosovës dhe rajonit tonë, të cilët gjatë karrierës së tyre ushtarake kanë kontribuar jashtëzakonisht për paqën dhe sigurinë. Kosova ju është përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version