Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj është takuar me Drejtorin e NALT- Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Kosovë, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein.
Zemaj thotë se “NALT-i si një strukturë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e NATO-s e vendosur në Kosovë, ka një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe FSK-në, te cilëve ju jemi mirënjohës për punën e madhe, avancimet dhe mbështetjen shumë dimensionale ne fushat përkatëse për zhvillimin e metejmë të FSK-së si dhe kontributin për paqen dhe sigurinë”.
Shkrimi i plotë:
Sot isha i nderuar që në kuadër te punës se përbashkët me Divizionin për Operacione të #NATO-s, te kem një takim të shkëlqyeshëm dhe frytdhënës me Drejtorin e NALT- Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s nëKosovë, gjeneralin Ralf Peter Hammerstein.NALT-i si një strukturë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e NATO-s e vendosur në Kosovë, ka një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe FSK-në, te cilëve ju jemi mirënjohës për punën e madhe, avancimet dhe mbështetjen shumë dimensionale ne fushat përkatëse për zhvillimin e metejmë të FSK-së si dhe kontributin për paqen dhe sigurinë.Falënderova posaçërisht gjeneralin Hammerstein për përkushtimin e tij dhe Ekipit qe ai e drejton, si dhe për bashkëpunimin tonë që e kemi këtu në NATO.Vendi ynë është i vendosur dhe i përkushtuar qe së bashku me NATO-n, vendet Aleate dhe Partnere, te bashëkudhëtoj deri në realizimin e plotë të qëllimeve tona për të u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike