Site icon PrishtinaPress

Ambasadori Zemaj: Kosova është vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasador Astrit Zemaj, pas një takimi që kishte në Komitetin ushtarak të NATO-s, me konkretisht me admiralin Rob Bauer, ka thënë se Kosova i është gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe Misionit të saj KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ne Kosovë dhe rajon.

Ndërsa ka pohuar se Kosova është e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe është rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

“Në takimin e sotëm përçova mesazhin se Republika e Kosovës, e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe e rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, është ngritur dhe ka dëshmuar se është partner dhe kontributdhënëse e paqes dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj siç është pjesmarrja jonë në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës” ka thënë Zemaj.

 

 

Exit mobile version