Site icon PrishtinaPress

Ambasadori turk në Shqipëri: Mbështetja e Turqisë për mbrojtje do të forcohet

Ambasadori turk në Shqipëri, Tayar Atay ka dhënë detaje nga biseda mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ashtu si Erdogan ambasadori tha se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar në marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe ushtarake. Sipas tij bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

“Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm. Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre dhe komunikimit  të vazhdueshëm. Është biseduar për fusha të shumta bashkëpunimi. Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë. Sot kemi në funksionim tre dronë Bayraktar nesër mund të kemi pajisje të tjera ushtarake. Ju e dini që Turqia është shumë e zhvilluar në fushën e mbrojtjes”, u shpreh Atay.

Ambasadori ka shprehur besimin se Shqipëri do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit FETO sidomos në arsim, shëndetësi dhe institucionet fetare.

Exit mobile version