4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori suedez: Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe që pritet të formohet, nuk ka kompetenca ekzekutive.

Për zbatimin e marrëveshjes së dalë nga Brukseli dhe aneksi i Ohrit, ai ka thënë se një situatë e ekziston prej dekadash dhe shtoi se nuk e imagjinonte se konflikti mes të dy vendeve do të ishte ende gjallë.

“Ekziston një proces që ka filluar shumë vite më parë, që ka qenë i suksesshëm më 2013 dhe 2015 dhe tani kemi një proces, kemi një marrëveshje të Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit në mars, ku të dyja palët janë pajtuar për atë marrëveshje. Pra, çka duhet të fokusohemi këtu në Prishtinë është se obligimet e marra nga Prishtina zyrtare t’i zbatojë”, deklaroi Westerlund, duke aluduar te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ambasadori suedez për draftstatutin tha se është hartuar me shumë kujdes, ku janë përfshirë disa kërkesa të Qeverisë së Kosovës që të përmbushen dhe e para ka qenë që të mos ketë kompetenca ekzekutive “dhe besoj se e kemi përmbushur këtë kriter”, deklaroi ambasadori Westerlund për RTK-në, derisa shtoi se i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë gjë.

Ai theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara, teksa shtoi se ky obligim rrjedh që nga viti 2013-2015 dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës të vëna nga Bashkimi Evropian, ambasadori suedez tha se ka një urgjencë, ndonëse lufta në Ukrainë po merr përmasa të mëdha, në fokusimin edhe në Ballkanin Perëndimor, ku nga ana e vendeve të BE-së theksojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Ndërkaq lidhur me integrimin e Kosovës në BE, Westerlund tha se Kosovën si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan ta shohin në BE.

“Suedia është përkrahësi i madh i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në BE, por edhe në strukturat tjera euroatlantike”, tha Westerlund, derisa theksoi se edhe në sferën ekonomike vendi i tij do ta mbështesë Kosovën. “Për Kosovën kemi ndarë rreth 11 milionë euro në vit në zhvillimin ekonomik dhe në sferat tjera”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img