Site icon PrishtinaPress

Ambasadori rus: Në Prishtinë ka thirrje për të ‘ruajtur trashëgiminë’ e kolaboracionistit shqiptar Xhafer Deva

Qindra pjesëtarë të shërbimit marshuan sot në Sheshin e Kuq të Rusisë për të shënuar përvjetorin e fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste. Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko citohet të ketë thënë se edhe sot e kësaj dite, nën maskën e “pjesëmarrësve të lëvizjeve nacionalçlirimtare” lavdërohen ndihmësit e nazistëve, duke marrë si shembulli se në Prishtinë “dëgjohen thirrjet për të ‘ruajtur trashëgiminë’ e bashkëpunëtorëve shqiptarë Xhafer Devës”, politikanit shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.

“Më duhet të pranoj se shembuj të tillë ka në Ballkan. Në Prishtinë ka thirrje për të ‘ruajtur trashëgiminë’ e kolaboracionistit shqiptar Xhafer Deva, një nga organizatorët e divizionit SS ‘Skënderbeu’,” – citohet të ketë thënë ai, raporton Kosova-Online.

Ambasadori rus më pas pretendoi në mënyrë të rreme se politika shtetërore e autoriteteve aktuale të Kievit ka për qëllim glorifikimin e nazizmit, fshirjen e kujtesës historike të luftës së popullit sovjetik kundër agresionit të Wehrmacht në 1941-1945 dhe inkurajimin e qëndrimeve radikale të së djathtës në shoqëri.

Xhafer Deva ishte një politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, mes viteve 1939-1945. Sipas disa historianëve, Deva ishte i njohur për veprimtarinë e tij nacionaliste dhe ishte antikomunist.

 

Exit mobile version