2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori rus në Beograd: Do të provojmë ta trajtojmë Asociacionin në KS të OKB-së

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, tha sot se Rusia, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, do të avokojë për një diskutim për formimin e Asociacionit së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në një deklaratë dërguar mediave, diplomati rus tha se Kremlini është i përkushtuar për një diskutim produktiv në KS të OKB-së mbi thelbin e problemeve që janë vërtet akute për serbët, e një nga to tha se është edhe Asociacionit.

Ai gjithashtu thekson se në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “me të drejtë thekson problemin e terrorit të radikalëve shqiptarë të Kosovës ndaj serbëve, i cili vazhdon”.

Bochan-Kharchenko nënvizoi se ndërmjetësuesit evropianë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë treguar “sërish pandershmërinë e tyre” dhe pyeti se përse është kjo histeri e BE-së dhe kërcënimet ndaj Serbisë.

“Ndërmjetësuesit evropianë kanë treguar sërish – siç pritej – pandershmërinë e tyre. Me kërkesë të Prishtinës (Brukseli nuk i shërben vetëm regjimit të Kievit, por edhe regjimit të vetëshpallur të Prishtinës) ata filluan të kërcënojnë Beogradin me sanksione për mospërmbushjen e disa detyrimeve mitike ndërkombëtare që gjoja burojnë nga ‘propozimet e BE-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës’, që u diskutuan në Bruksel dhe Ohër”, kujton Ambasadori i Rusisë në Serbi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img