0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Rohde pyet Listën Serbe: Pse nuk i dënoni djegien e veturave?

U dogjën rreth tetë vetura në pjesën veriore të vendit për shkak të targave të Republikës së Kosovës (RKS). Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i ka reaguar Listës Serbe i shqetësuar me faktit se pse këta të fundit nuk i kanë dënuar këto akte kriminale.

“Pse? Është shumë shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jemi bashkë në dënimin e këtyre veprimeve”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Përkundrazi, Lista Serbe jo vetëm që nuk i ka dënuar këto akte por madje edhe kanë kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” në rast se nuk lirohet Millan Bozhoqviq, serbi i arrestuar në akuza për sulme ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës si dhe djegie të veturave të serbëve të cilët i kanë shndërruar targat e tyre në RKS

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img