Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e tij, një ngjarje mbrëmjen e sotme ku ka pritur miq dhe kolegë për të ndarë momente së bashku mbi zhvillimin e zgjedhjeve në Gjermani.
Në një fotografi të publikuar thuhet se zgjedhjet kanë filluar të sjellin rezultatet e para, dhe ekspertët paralajmërojnë se do të jetë një natë e gjatë dhe e tensionuar për ata që po ndjekin zhvillimet në ekranin e televizorit, transmeton klankosova.tv.
