2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Rohde nderon Mehajn me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është nderuar me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ceremonia e ndarjes së urdhrit ushtarak është mbajtur në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, dhe në të ka marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti e liroi Mehajn nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, të hënën. Mehaj tha se kjo është bërë me kërkesë të tij, për arsye familjare.

Në vend të Mehajt, Ministër i Mbrojtjes është emëruar Ejup Maqedonci.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img