7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori norvegjez në Beograd arsyeton Haradinajn për “Kosovën Lindore”, kritikon Daçiqin

Ende është e vështirë të thuhet nëse pas përfundimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, këta të fundit do të fitojnë ulëse në OKB.

Kështu është shprehur ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sanes Bjornstad.

Ai ka thënë se anëtarësimi në OKB është prioritet për Kosovën, por që sipas tij ende është herë të flitet.

“Parashikimet se duke marrë karrigen në OKB, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje për normalizim, është e dëmshme për të dyja shtetet. Sigurisht që kjo është objektiv i Kosovës”, tha Bjornstad, transmeton lajmi.net.

Ambasadori norvegjez kaarsyetuar në një mënyrë deklaratën e Haradinajt, pasi ky i fundit iu referua Preshevës e Bujanocit si “Kosova lindore”.

Sipas norvegjezit, deklaratat e tilla nuk shërbejnë për dialog, por që kritikoi Daçiqin pasi e quan Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Ata të cilët flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, si dhe për atë se pjesë e marrëveshjes për normalizim duhet të jetë edhe ‘rregullimin’ e kufijve, nuk duhet të befasohen kur pjesë të tjera të Serbisë i  quajnë Kosovën Lindore”, tha ambsadori norvegjez.

Arne Sanes Bjernstad lavdëroi Vuçiqin për konsultimet me Putinin pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë.

Ai tha se kjo ka ndikuar edhe në qetësimin e situatës.

“Unë mendoj se veproi mirë kur kontaktoi me Putinin. Kjo ishte një situatë e tensionuar, dhe duhej të mos bëhej më keq”, tha Bjernstad për Blicin serb.

Ambsadori norvegjez në Beograd ka kërkuar një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbië, e cila garanton paqen edhe në Ballkan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img