0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Nikaj takon senatorin Van Den Driessche, flasin për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe me institucionet e Belgjikës, Ambasadori i Kosovës në këtë vend, Bernard Nikaj, ka takuar Senatorin Pol Van Den Driessche, anëtar i Senatit belg dhe Grupit të Miqësisë Belgjikë – Kosovë.

Në takim, senatori Van Den Driessche u informua për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin mes dy shteteve tona, dhe arritjet e Republikës së Kosovës në relacion me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Bruksel.

Senatori Van Den Driessche ka shprehur kënaqësinë për përparimin e Kosovës në relacion me BE-në dhe zhvillimin ekonomik, ka njoftuar Ambasada.

“Ambasadori Nikaj dhe Senatori Van Den Driessche shprehën interesimin për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes shkëmbimit të vizitave mes grupeve të miqësisë si dhe mbajtjen e takimeve gjatë vizitave të delegacioneve të Kosovës në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img