Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, përmes një video, të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane, ka thënë se 2020 do të jetë vit, kur për kosovarët do të vazhdojë përkrahja nga Shtetet e Bashkurara të Amerikës.
Tutje Kossonet shprehet, se ambasada amerikane do të vazhdojë me përpjekjen për të ndërtuar ardhmërinë, drejtësinë dhe prosperitetin në vendin tonë.
“Përshëndetje për të gjithë, unë dhe Alissia kemi qenë përgjatë një viti në Kosovës, 2019 ishte një vit mjaftë emocionues , e edhe 2020 do të jetë e tillë, një vit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojmë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin.
Urime Viti i Ri”, u shpreh Kossnet.