Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani kanë pritur në një takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për ecurinë e bisedimeve të deritashme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Në një njoftim shtypi thuhet se Kosnetti ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë Qeverinë e re, e cila sa më parë do ta përmbushë mandatin e votuesve.