2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i Ukrainës në Beograd: E vështirë t’ua shpjegojmë qytetarëve pse s’po e njohim Kosovën

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodimir Tolkac, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij për pavarësinë e Republikës së Kosovës. 

Tolkac teksa ka ripërsëritur qëndrimin e pandryshuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovë, ka shtuar se tashmë është bërë shumë e vështirë që t’iu shpjegohet qytetarëve të Ukrainës se pse Kievi nuk po e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës kur tashmë Prishtina zyrtare po e përkrah Ukrainën kudo në përballjen me agresionin e pashembullt të Rusisë.

“Ne vazhdimisht i përmbahemi parimit të integritetit territorial të Serbisë. Nuk ka asnjë dokument të vetëm përmes të cilit Ukraina do të vinte në dyshim integritetin territorial të Serbisë. Bashkëpunimi aktual i Ukrainës me Kosovën është në një nivel shumë më të ulët se ai i Rusisë. Rusia ka hapur një zyrë në Kosovë, por Ukraina jo”, ka thënë Tolkac, transmeton Express. 

“Së dyti, sot shtrohet pyetja se kush është në anën e kujt dhe është e vështirë t’u shpjegohet qytetarëve ukrainas pse Kievi nuk e mbështet zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina e mbështet Ukrainën kudo. Pavarësisht nga të gjitha këto, Ukraina respekton normat ndërkombëtare”, ka shtuar tutej ai. 

Gjithashtu Tolkac ka thënë se presin sukses në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, proces edhe të cilin e mbështesin.

“Ne gjithashtu mbështesim dialogun në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nga i cili presim sukses”, ka thënë Tolkac.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img