-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i Suedisë në Leposaviq: Nesër do të kemi konkluzionet për zgjedhjet, është e rëndësishme pjesëmarrja

Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund ka vizituar sot disa vendvotime në Leposaviq dhe i pyetur nga Kosova Online se çfarë mendon për votimin në kontejnerë, ai ka thënë se “është e rëndësishme të marrësh pjesë në të gjitha zgjedhjet demokratike dhe se me keqardhje vëren mos- pjesëmarrja e Listës Serbe”.

Ambasadori po ashtu ka theksuar se do të dëshironte që situata në veri të Kosovës të ishte ndryshe.

“Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Pastaj mund të ketë zgjedhje kudo, me shumë mundësi në shkolla si më parë. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje. Kjo është hera e parë që nuk kanë marrë marrin pjesë, për fat të keq. Por sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendim i presidentit”, tha Westerlund.

I pyetur nga gazetari ynë se si votat e vetëm tre personave në një qendër votimi do të njihen si zgjedhje të suksesshme, ambasadori suedez tha se është ende herët për të folur për këtë dhe se “konkluzionet do të bëhen nesër”.

“Por tani mendoj se është e rëndësishme të marrim pjesë në zgjedhje. Natyrisht ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesë e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për të formuar ZSO. Edhe kjo është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha ambasadori, i cili sot do të vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img