1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i SHBA-së në Serbi: Prishtina e Beogradi nuk do marrin atë që duan!

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, tha sot se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të hyjë në fazën intensive dhe tha se shpreson se një kompromis do të arrihet, “ndoshta edhe këtë vit”.

Scott theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina nuk do të marrin gjithçka që duan, por është e rëndësishme për të dyja palët për kompromis, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja pse ky dialog që po udhëhiqet nga BE-ja është kaq i rëndësishëm. Unë mendoj se ai duhet të shkojë në një fazë më intensive, shpresoj se do të vijë kompromisi, ndoshta edhe këtë vit”, tha Scott për Radio Televizionin Serb.

Ai shtoi se deklarata e fundit se Shtetet e Bashkuara duan të inkurohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një kompromis, “nuk është  pjesë e politike së jashtme amerikanë”, dhe theksoi  se po tentohet të arrihet kompromis me pista që r komprometon shtyllën e politikës ndërkombëtare.

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën e fundit, javën e kaluar është zhvilluar takimi i parë në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefes së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të ndërmjetësohet nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Angelina Einchorst. Misioni i saj është që të përshpejtojë dhe intensifikojë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke synuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img