2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i SHBA-së dhe i Gjermanisë flasin për korrigjimin e kufijve

Edhe gjatë ditës së djeshme është mbajtur Forumi i Sigurisë në Beograd, ku temë ishte edhe Kosova.

Në Forumin e Sigurisë i cili po mbahet në Beograd, gjatë ditës së djeshme është diskutuar edhe për Kosovën e në veçanti për korrigjimin e kufijve dhe dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit.

Panelist ishin ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott dhe ambasadori i Gjermanisë, Thomas Schieb, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediat serbe, ambasadori Schieb ka folur për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë përgjatë vijave etnike do të ishte në kundërshtim me atë që duhet të bëhet në Ballkanin Perëndimor.

“Pasojat do të ishin përtej këtij rajoni në rast të një shkëmbimi”, citohet të ketë thënë ambasadori gjerman, Thomas Schieb, i cili shtoi se, perspektiva evropiane e rajonit është shumë e qartë dhe se reformat duhet të vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Gjermania beson se ideja e shkëmbimit të territorit nuk është e mirë, sepse një zgjidhje e tillë mund të prodhojë shumë më tepër probleme sesa do t’i zgjidhnin ato.

Ai përsëriti se bashkimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e Gjermanisë.

Në anën tjetër edhe ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka folur për korrigjimin e kufijve por, edhe për dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas ambasadorit Scott, SHBA-të nuk vendosin asnjë parakusht për këtë dialog.

“Ekziston rreziku i ruajtjes së status-quos, dhe jo vetëm shkëmbimit të mundshëm të territorit”, ka thënë Scott në Forumin e Sigurisë, përcjell lajmi.net.

Ai në fjalimin e tij theksoi se, situata aktuale nuk është si në vitin 1999 dhe se amerikanët presin që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje si dy shtete sovrane.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin evropian dhe është i vetëdijshëm se procesi është i gjatë dhe i komplikuar, por në të njëjtën kohë është i bindur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen shoqëritë më të mira dhe më të qëndrueshme duke zbatuar reformat.

Ndryshe, Forumi i Sigurisë që po mbahet në Beograd do të vazhdojë edhe sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img