Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iëama.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani e vlerësoi Japoninë si një partner strategjik afatgjatë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Ajo theksoi kontributin e çmuar të Japonisë në zhvillimin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë mjedisin, çështjet politike e diplomatike, mediat, pajisjet shëndetësore, sigurinë ushqimore, teknologjinë informative etj”.
Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në tregti, investime, kulturë, shëndetësi dhe arsim, duke përmendur edhe projektet e bursave arsimore japoneze dhe programeve të shkëmbimit kulturor për të rinjtë e Kosovës, shtoi Presidenca.