Ambasadori i ri i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde në takim më ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimin ka ka theksuar se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdojë të mbështesë projektet, të cilat kontribuojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e priti sot në një takim Rohde, të cilin e ka informuar në lidhje me implementimin e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe projektet e planifikuara për realizim me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës.
Selimi ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me shtetin dhe Ambasadën gjermane, e cila përmes përkrahjes dhe asistencës së ofruar ndër vite, ka bërë të mundur që standardet e sistemit të ri të drejtësisë në Kosovë të përafrohen me kriteret e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, ambasadori Rohde ka theksuar se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdojë të mbështesë projektet, të cilat kontribuojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Në fund të takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve të mira si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë.