Site icon PrishtinaPress

Ambasadori i ri amerikan flet shqip: Jam shumë i gëzuar që jam këtu në Kosovë

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka dorëzuar sot presidentes Vjosa Osmani letrat kredenciale.

Ambasadori Hovenier e ka nisur fjalën e tij në gjuhën shqipe: “Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë. Kjo është e vetmja fjalë që unë e di në gjuhën shqipe”.

Hovenier deklaroi se është nder të shërbejë në Kosovë dhe do ta përcjellë përkushtimin e SHBA-së.

“Duhet falënderuar njerëzit e Kosovës që kanë punuar për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Është nder për karrierën time që kam punuar në procese që kanë pasur të bëjnë për Kosovën dhe nder që do të punojë këtu. Ka ende shumë punë për të bërë, si në çdo shtet. SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm”, ka thënë Hovenier.

Osmani ka thënë se marrëdhënia e ngushtë me ShBA-të mbetet e ndryshuar. Ajo i garantoi ambasadorit se SHBA nuk do të gjejë asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe të besuar se sa.

Exit mobile version