8.8 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

spot_img

Ambasadori i Kosovës për NATO: Të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike

Astrit Zemaj, përfaqësues i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, është takuar sot me Rob Bauer, kryetarin e Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është e vendosur për të ardhmen euroatlantike.

“Admirali CMC Bauer është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njëkohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC”.

“Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe te forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img