Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka reaguar pas deklaratave nga Serbia se po shqyrtohet kthimi i 1,000 trupave serbe në Kosovë.
Dugolli, përmes Twitter, ka përmendur edhe grupin rus Wagner, që kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili është vendosur në Beograd ditëve të fundit.
“Zelli luftarak dhe luftënxitës i Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”.
Ai ka thënë se përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të tuprshme.