1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i Kosovës në Bruksel njofton se cili propozim i Kurtit u refuzua nga Borell

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë se në takimin sot në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme që ka të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Por, Bajrami ka thënë se kjo u refuzua çuditërisht.

“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img