Site icon PrishtinaPress

Ambasadori i Italisë në Kosovë: Evropa është fati i Kosovës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është edhe fati i Kosovës, raporton Express.

Orlando ka shkruar në Twitter se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori, ndërsa ka shtuar se rruga është e qartë dhe urgjente por se duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa.

“9 maji është Dita e Evropës: ne festojmë me inuitën Etërve Themeltarë që vetëm në unitet qëndron pqaja dhe zhvillimi social. Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe fati i Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa. Përpara!”, ka shkruar Orlando.

Exit mobile version