2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori i BE-së takohet me përfaqësues të AGK-së, njoftohet për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve

Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka takuar përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, AGK ka bërë me dije se e informuan ambasadorin në lidhje me punën e organizatës.

Mes tjerash, aty janë shprehur edhe shqetësimet për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Gjatë këtij takimi, ata shprehën shqetësimet e tyre për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë dhe mbështetjes për gazetarët. Me theks të veçantë u diskutua edhe për çështjet që lidhen me raportimin gjatë zgjedhjeve, si dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit në fushata zgjedhore.

Ambasadori Orav në këtë takim nga znj. Ioanna Lachana, Zëdhënëse dhe Shefe e Seksionit të Komunikimit, si dhe znj. Fatmire Terdevci, Zyrtare për Media dhe Informim.” – thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img