Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier gjatë ditës së hënë ka takuar kryeminsitrin e vendit, Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se e vlerëson Kosovën ashtu sikur dhe SHBA-ja.
“Në takimin tim të parë me kryeministrin Kurti, u angazhova për të udhëhequr një qasje të gjithë qeverisë për të avancuar prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. SHBA dhe unë personalisht e vlerësojmë këtë vend, njerëzit e tij dhe marrëdhëniet tona”, tha Hovenier.
Më herët, Kurti tha se ambasadori i ri e njeh Kosovën dhe popullin e tij, andaj pret bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të aleancës me ShBA-të.
“Ambasadori i ri e njeh shumë mirë rajonin tonë, Kosovën, popullin dhe historinë tonë. Andaj në javët, muajt dhe vitet në vijim pres të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënien sa më të mira ndërmjet Kosovë dhe SHBA-ve në mënyrë që të zgjerojmë dhe të thellojmë aleancën tonë e cila është në shumë fusha prej demokracisë, sundimin të ligjit, qeverisjes së mirë, investime ekonomi dhe deri tek mbrojtja dhe siguria, paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, tha kryeministri.
Ndryshe, Jeffrey Hovenier, i cili mori sot zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në Kosovë, është pasardhës i Philip Kosnett.
Hovenier, i cili luajti një rol në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së më 18 nëntor.