2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Hovenier për Menzies: Ishte avokues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës!

Ka ndërruar jetë John Menzies, ish shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Menzies ishte i dërguari i Shteteve të Bashkuara në Ballkan, teksa me theks të veçantë u mor me Kosovës, sidomos pas përfundimit të luftës një vitin 1999.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe ambasadori i tanishëm i ShBA-së në Kosovë, Jeffreny Hovenier.

Ai ka thënë se Menzies ishte një avokues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar Ambasadorit John Menzies. John ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së” ka shkruar Hovenier.

Në anën tjetër, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e Menzies.

Ajo e quajti atë mik të vjetër të Kosovës.

““Fatkeqësisht ka ndërruar jetë ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish shef i misionit në Kosovë. Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij” shkroi Osmani në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img