0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Hovenier në Shtëpinë e Bardhë, çfarë ngjarje e çoi atje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është kthyer në Washington për konferencën e shefave të misionit diplomatik të SHBA-së nëpër botë.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kanë pritur ambasadorët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC. Blinken ka publikuar disa fotografi ku shihet edhe ambasadori Hovenier.

“Mirë se vini përsëri Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm në Uashington, DC për konferencën tonë të Shefave të Misionit”, shkroi Blinken.

“Është një mundësi e rëndësishme për ne që të mblidhemi dhe të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Hovenier rikthehet në SHBA pas një misioni aspak të lehtë në Kosovë, ku pati mospajtime të mëdha me Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.

Washingtoni së fundmi vendosi që ta përjashtojë FSK-në nga ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar “Defender ’23”, pasi u tha se Kurti nuk i përfilli këshillat e amerikanëve. Ambasadori Hovenier tha se kjo ishte “pasoja e parë” për Qeverinë, katër ditë pasi Sekretari Blinken kishte paralajmëruar pasoja në marrëdhëniet bilaterale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img