4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Hovenier kërkon transparencë gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kërkoi që zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë transparent. Ai tha se kur ka arritur në Kosovë është inkurajuar me progresin që ka arritur sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kam një histori të gjatë me çështjet e Kosovës. Që kur kam arritur jam inkurajuar se sa progres është arritur në sistemin e sundimit të ligjit. E keni rregulluar disiplinën e brendshme. Ajo që mbetet është lufta kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar. Ju inkurajojë t’i merrni hapat e nevojshëm në koordinim me policinë për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni është kancer që jo vetëm që varfëron qytetarin e rëndomtë por prish besimin e tyre në qeveritë demokratike”, tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, tha se para vetës kanë një proces të rëndësishëm, siç është ai i zgjedhës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ministrja Haxhiu tha se ky proces ka vëmendjen edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, teksa kërkoi që ky proces të jetë proces transparent.

“Kjo ditë është ditë shumë e rëndësishme për sistemin prokurorial. Jam e vetëdijshme që keni punë të rënë kryeprokuror. Viktimat e krimit kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje dhe qytetarët kanë të drejtë t’i qasen drejtësisë. Duhet ta rrisni bashkëpunimin me njeri tjetrin. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive. Në përmbushjen e detyrave tuaja ju duhet mbështetje. Do të jem zëri juaj për çdo nevojë. Ne kemi obligim që të sigurohemi që ju bëni punën tuaj pa asnjë pengesë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Angazhohuni për kërkimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë. Edhe qeveria kritikohet edhe Gjykata Kushtetuese sepse qytetarët e kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre”, tha Haxhiu.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, premtoi ngritje të llogaridhënies në këtë institucion. Tha se kjo mund të arrihet duke punuar me trupat e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Nuk ka shumë kohë nga vitit paraprak kemi arritur rezultate që mund të krenohemi por na presin edhe sfida të shumta. Së bashku do të ngrisim nivelin e llogaridhënies. Do të punojmë me të gjitha trupat e këshillit. Këshilli ka nxjerrë 200 vendime. Ka hartuar edhe shumë rregullore me dosjen e prokurorëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img