-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Hovenier flet për takimin që pati me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, foli në një konferencë për media pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Hovenier tha se në takim u diskutuan çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare.

“Sapo kisha një takim shumë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i Komisionit për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të Komisionit. Patëm një diskutim të frytshëm mbi çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, tha ai.

Shefi i misionit diplomatik të ShBA-së në Prishtinë u shpreh se ka respekt për punën e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kam respektin më të madh të Parlamentit si një element i sistemit demokratik, dhe bazuar mbi diskutimet që patëm kam një respekt të madh për anëtarët e këtij komisioni dhe punën që ata punojnë për përkrahjen e prioriteteve në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha ai.

Tutje, kryetari i Komisionit Haki Abazi, u shpreh se në takimin me ambasadorin Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të.

“Rikonfirmuam lidhjen dhe marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të dhe rrugëtimin  e përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike. Rikujtuam disa aspekte të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë paçka që në rrugëtimin tonë në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen por ato janë mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img