Site icon PrishtinaPress

Ambasadori Hill shkon në Bujanoc, nesër në Preshevë – takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka shkuar për vizitë në Luginën e Prishtinës.

Hill fillimisht shkoi në Bujanov, ku u takua me kryetarin e këtij qyteti, Nagip Arifin.

Pas takimit është planifikuar të mbahet një konferencë për media.

Hill do të takohet gjithashtu edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin.

Në Luginë Hill do të qëndrojë edhe të martën, ku pritet të takohet edhe me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, që do të pasohet nga një konferencë për media./PrishtinaPress/

Exit mobile version