Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha sot se Serbia ka nevojë për diversifikim dhe largim nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji.
Ai është pyetur se si e sheh marrëveshjen e Serbisë dhe Hungarisë, për ndërtimin e një tubacioni nafte që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë të lira, gjë që u konfirmua edhe nga autoritetet hungareze, Hill tha se nuk është në gjendje të komentojë për këtë, sepse nuk i di detaret, por se Serbia duhet të largohet nga Rusia në çështjen e burimeve të energjisë.
Hill tha po ashtu se Amerika mbështet interesin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, për zgjidhjen e problemit në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Hill, tha se përpara propozimit të Francës dhe Gjermanisë, janë zhvilluar diskutime të gjera në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, si dhe me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.
Ndryshe, më 9 shtator, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës ishte të eksplorohen opsionet për përparim në dialog./Prishtinapress/