Site icon PrishtinaPress

Ambasadori Hill arsyeton Vuçiqin: Duhet ta kuptojmë Serbinë, është në rrethana të zorshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, thotë se Serbia nuk e ka kaq të thjesht zgjedhjen, prandaj duhet të kuptohet situata e saj komplekse dhe rrethanat specifike.

Këto komente ai i bëri pasi Bashkimi Evropian po i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të bëjë një zgjedhje të prerë – t’i vë sanksione Rusisë, apo ta dëmtojë rrugën e saj drejt integrimit.

Hill deklaroi për TV Happy se këto rrethana për Serbinë kanë të bëjnë kryesisht me varësinë e saj të madhe nga burimet ruse të energjisë dhe se është një tablo komplekse që s’mund të thuhet vetëm “bashkohuni në sanksione”.

“Nëse do të ishte vetëm nga ne dhe jo nga Serbia, do të thoshim se duhet t’i bashkoheni sanksioneve, por ne e kuptojmë se ka rrethana specifike për Serbinë”, deklaroi Hill.

Ai këto komente i ka bërë derisa është pyetur se si mos vënia e sanksioneve ndaj Rusisë mund të reflektojë për Serbinë nëse nuk merr shpejt një vendime.

Exit mobile version