Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar veriun e vendit gjatë ditës së sotme.
Hargreaves tha se në vizitat që ua bëri Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, mësoi shumë për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb atje.
“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, shkroi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X.