Site icon PrishtinaPress

Ambasadori gjerman: Vendimet e Kosovës për reciprocitet me Serbinë janë legjitime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas takimit të sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përkrah vendimet e Qeverisë së Kosovës për për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse dhe shtyrjen e zbatimit të tyre për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në.

Rohde ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Pata kënaqësinë që takova sot presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ku diskutuam për zhvillimet aktuale dhe për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se në takim ambasadorin gjerman ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.

Siç njofton Presidenca, Osmani ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është me rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovë.

Exit mobile version