2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman tregon qëndrimin e shtetit të tij për afatet e arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi, arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe vendosjen e taksës.

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se nuk ekzistojnë afate për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të  Serbisë dhe Kosovës.

“Ne shpresojmë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të bëhet përparim”, tha Schieb për “Veçernje Novosti”, transmeton prishtinapress.eu

Këto komente Schieb, i bëri pasi në mediat serbe kishin shkruar se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kishte kërkuar që dialogut t’i jepej fund në fillim të qershorit.

I pyetur nëse Berlini do të ushtronte më shumë presion ndaj Kosovës për të tërhequr taksën 100 për qind të mallrave serbe, ambasadori gjerman, ka thënë se janë në kontakt me autoritetet në Prishtinë, dhe se disa herë e kanë bërë të qartë, edhe përmes ministrit të Jashtëm, se e kundërshtojnë këtë masë duke i bërë thirrje Prishtinës që ta tërheq vendimin.

Schieb tha se Berlini zyrtar është i mendimit që dialogu Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ta ruaj formatin e tij dhe të mbetet në këtë format që është duke u zhvilluar

Duke deklaruar se është e vërtetë që çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përpara se Serbia të anëtarësohet në BE dhe se ky është një nga kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohet për anëtarësim, Schieb theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img