Site icon PrishtinaPress

Ambasadori gjerman thotë se lajmi për ikjen e 200 kompanive gjermane nga Kosova është gënjeshtër

Pas raportimeve se 200 kompani gjermane kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova për shkak të situatës në veri ka reaguar Ambasadori gjerman, John Rore.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka demantuar këto lajme, duke i quajtur gënjeshtra.

Ai ka thënë se këto kompani janë të shqetësuara për zhvillimet aktuale në veri dhe jo se do të mbyllen.

Exit mobile version