1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman tha se riregjistrimini i automjeteve është legjitim, reagon Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e automjeteve është legjitim.

Petkoviq ka bërë të ditur se vendimi i Kosovës për heqjen e targave të Serbisë është i paligjshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjet për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, dhe kushdo që e përkrah atë vendim kërcënon drejtpërdrejt procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e automjeteve ishte legjitim, Petkoviq tha se nëse diplomati gjerman do t’i kishte lexuar marrëveshjet e mëparshme, do ta kishte parë shumë lehtë se problemi me lirinë e levizjes nuk ka ekzistuar gjatë kohës që kanë qenë në fuqi targat neutrale KS./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img