Për aktin kriminal që ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, ku nga të shtënat me armë zjarri humbën jetë tre persona, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit, ka reaguar ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorne Rhode.
Rohde nëpërmjet një shkrimi ka kërkuar që autorët duhet dërgohen para drejtësisë.
“I shokuar nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e nxënësve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet dhe shokët. U dëshiroj shërim të shpejt të lënduarve”, ka shkruar ambasadori gjerman.