Site icon PrishtinaPress

Ambasadori gjerman: Nëse Radoçiq nuk jep llogari, do të kemi probleme në marrëdhëniet me Serbinë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Milan Radoiçiq, ish-ënrkyetar i Listës Serbe, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, duhet të japë përgjegjësi.

Rohde theksoi se Gjermania ka qenë e qartë për këtë çështje, duke paralajmëruar se nëse Radoiçiq nuk ndiqet penalisht në Serbi, kjo do të acarojë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ambasadori gjerman vuri në dukje sfidat e ekstradimit të Radoiçiqit në Kosovë.

“Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende, ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet të bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde në Tëvë 1.

Exit mobile version