Site icon PrishtinaPress

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e qeverisë për lejimin e hyrjes së mallrave serbe në Merdare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e hyrjes së mallrave serbe nga Merdarja, një vit e gjysmë pasi i kishte ndaluar ato.

Rohde u shpreh se ky hap shënon zhbllokimin drejt CEFTA-s.

“E përshëndes vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, tha diplomati gjerman.

Exit mobile version