3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman i del në mbrojtje Donika Gërvallës, ky është deklarimi i fuqishëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i ka dalë në mbrojtje ministres Donika Gërvalla.

Me anë të një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se skenat në Kuvend sot ishin të papranueshme, teksa ka thënë se Gërvalla po sulmohet personalisht.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se Gjermania e përkrah vendimin e Kuvendit për të themeluar Specialen.

“Shfrytëzoj këtë rast për të nënvizuar përsëri se Gjermania, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbështet plotësisht vendimin e Parlamentit të Kosovës, të miratuar me shumicë prej 2/3, për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, për sundimin e ligjit Kosova duhet të angazhohet edhe në hetimin e krimeve të pretenduara të luftës.

“Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit.

Gjermania është e bindur se lufta e pandëshkueshmërisë përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img