-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori gjerman e dënon plagosjen në veri, lavdëron reagimin e policisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar incidentin e ndodhur të hënën mbrëma në veri, ku mbet i plagosur një qytetar serb.

Rohde megjithatë, e ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës për të hetuar rastin gjerësisht, ani pse përfshirja e zyrtarëve policorë fillimisht ishte mohuar nga ta.

”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shohësh se Policia e Kosovës ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën në rrjetin social Twitter.

Ai është pajtuar me reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të policisë.

Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin, ndërsa njëri nga ta dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img