0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori francez për dinarin: Qeveria e Kosovës të marrë vendime sikur qeveritë demokratike

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka bërë thirrje që të shtyhet vendimi për rregulloren e BQK-së, pas shqetësimeve të komuniteteve, sidomos mbi dinarin.

Kështu ka thënë ai në “RTV Dukagjini” ku ka përsëritur se kjo është një kërkesë e bërë edhe nga vendet e QUINT-it.

“Kërkesa jonë që e kemi bërë, ne dhe vendet e QUINT-it është që të bëhet një tranzicion para se të implementohet kjo rregullore, duhet të ketë më shumë konsultime dhe informata para se të implementohet. Ne bëjmë thirrje për pezullimin e kësaj rregullore për hir të informimit të duhur të popullatës, dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve së mundshme teknike.” – ka thënë ai.

Sipas tij, çështja qëndron te ndikimi direkt që ka ky vendim te komunitetet.

Veç kësaj, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, sikur qeveritë tjera demokratike, duhet të gjrjë mënyra të duhura që “kur të propozohet diçka, mos të ndalohet diçka tjetër”.

“Qeveria e Kosovës sikurse qeveritë demokratike kanë fuqinë për të bërë klauzola, kur gjërat janë të ndaluara, në një qeveri demokratike duhet të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra se si gjërat të cilat propozojnë nuk ndalojnë gjërat tjera, si transferet. Duhet të ketë diskutime me njerëzit që kanë ndikim të drejtpërdrejtë, është fjala për paratë e serbëve, kanali i duhur është që të dialogohet.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img